Partia Demokratike deklaroi se deklarata e deputetit socialist Pjerin Ndreu është një mashtrim i pashemullt. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një dalje nga selia blu tha se është qesharake dhe mund të regjistrohet si një nga mashtrimet më të paturpshme, ajo që bëri i pandehuri Pjerin Ndreu në derën e Gjykatës së Lartë, kur tha se ai vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri. “Pamjet filmike janë prova që i kanë parë të gjithë qytetarët dhe që i kanë të gjitha mediat vizive. Këto pamje, tregojnë qartazi dhunën e egër, dhe agresionin plot urrejtje të të pandehurit Ndreu, ndaj deputetit Strazimiri, në ambientet e Kuvendit, menjëherë pasi kolegu ynë kishte mbajtur një fjalim ku denonconte inkriminimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Është e qartë se deputeti që është marrë i pandehur nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës, është i gatshëm të sajojë gjithçka për t’ia hedhur drejtësisë. Për ti bërë presion Drejtësisë”, u shpreh Spaho. Në vijim ai shtoi se në dëshpërim, i pandehuri i tha publikut se kjo dhunë primitive, pas krahëve, qenka një prekje. Në emër të PD ai i kërkoi Gjykatës së Lartë që të mos ndikohet nga shantazhet e njeriut të Edi Ramës, por ta çojë çështjen deri në fund e të bëjë drejtësi. Në mbyllje të fjalës së tij Spaho nënvizoi se Partia Demokratike nuk do të ndalet derisa dekriminalizimi të bëhet, dhe çlirimi i parlamentit dhe i politikës nga të inkriminuarit, do të bëhet, pavarësisht pengesave që nxjerr Edi Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















