Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në ceremoninë e 25-vjetorit kundër regjimit diktatorial, tha se heronjtë të cilët e organizuan këtë demostratë duhet që të dekorohen si të tillë. Për këtë Kreu i PD-së, Basha tha se i ka bërë një kërkesë Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
“Jemi krenarë për organizatorët e kësaj demonstrate. Shkodranët ishin të parët të cilët u ngritën për të rrëzuar bustin e Stalinit dhe regjimin diktatorial në Shqipëri”, u shpreh Basha.
“Demokracia i ka rrënjët në Shkodër, shqiptarët përkulen më respekt për veprën tuaj. Ora e kurajos civile ka ardhur sërish”, shtoi ai.















