“Unë të vras dhe nuk më intereson mandati i deputetit”. Kjo fjali ka qenë pjesë e dëshmisë së deputetit Gent Strazimiri në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lartë ku u zhvillua seanca e e dytë kundër deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Sipas Strazimirit, goditja që ju bë atij, ishte një porosi direkte e Kryeministrit Edi Rama pas denoncimit publik që ai bëri se në Grupin Parlamentar Socialist ka deputetë me të shkuar kriminale. “Kërcënimin e kam marrë nga të dy deputetët nën akuzë”- ka vazhduar Strazimiri. Ndërkohë në përfundim të seancës së sotme, Pjerin Ndreu u shpreh se dëshmia e deputetit demokrat ishte totalisht e paqartë dhe pa argumente. “Unë nuk kam kërcënuar askënd. Nuk është e vërtetë që e kam goditur Strazimirin, por vetëm e kam prekur për ti tërhequr vëmendjen. Dëshmia e tij u bazua në të dhëna të pasakta”- u shpreh Pjerin Ndreu. Ndërkohë më herët, avokatët mbrojtës të deputetëve socialist kërkuan nga Gjykata e Lartë që procesi të shpallej i paligjshëm pasi kallëzimi penal në prokurori është dorëzuar nga subjekti politik Partia Demokratike dhe jo nga vetë Gent Strazimiri. Goditja e deputetit Srazimiri ndodhi në hollet e sallës së Kuvendit në datën 10 korrik të vitit të shkuar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















