Me qindra qytetarë janë mbledhur para selisë kryesore të KEDS-it në Kosovë, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Qytetarët kanë protestuar me qëllim uljen e çmimit të energjisë dhe kanë bërë thirrje për të mos paguar energjinë elektrike. Në protestë është kërkuar gjithashtu edhe kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor, që tashmë nuk ekziston. Në protestë kanë marrë pjesë dhe një numër i madh pensionistësh që kanë kërkuar të lirohen nga pagesa e çmimit të lartë të energjisë për shkak se pensionet nuk mjaftojnë as për ilaçet. Protesta është duke u monitoruar nga forca të shumta policie, ndërkohë bëhet e ditur se janë arrestuar tre persona.
















