Bëhet me dije se rreth orës 16:00 të së premtes është ndaluar 23-vjeçari Prel Preçi, lindur dhe banues në Lekbibaj, Tropojë, i cili vijon studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. 23-vjeçari akuzohet s eu ka marrë dystudenteve një shumë parash prej 900 eurosh, duke u premtuar notë kaluese.
Dy studentet e degës Gjuhë-Letërsi Xh.P. dhe A.V. më 20 nëntor të vitit të kaluar kanë bërë kallëzim ndaj 21-vjeçarit Preçi duke deklaruar se u ka marrë 750 Euro dhe 25.000 lekë në këmbim të notës kaluese në disa lëndë. Materialet ndaj tij tashmë i kanë kaluar Prokurorisë në Shkodër, për veprime të mëtejshme.
















