Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj komentoi atentatin ndaj gazetës satirike “Charlie Hedbo” në Francë, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk kanë lidhje me fenë dhe besimin islam. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i KMSH-së tha se ngjarje të tilla janë rrjedhojë e injorancës dhe dënohen nga Kurani e Profeti.
“Këto ngjarje të dhimbshme, nuk kanë lidhje me fenë. Jetën e merr vetëm Zoti, nuk ka të drejtë ta marrë njeri tjetër.Këto ngjarje janë rrjedhojë e injorancës, pasi njerëz nuk e njohin fenë dhe besimin islam”- deklaroi Bruçaj.
kreu i KMSH tha se gazetarët po goditen nga terroristët sepse po thonë të vërtetën dhe po përpiqen të largojnë mjegullat e ideologjive të rreme.
Dy ditë më parë, dy vëllezërit franko-algjerianë Cherif dhe Said Kouachi, kryen një masakër të vërtetë në zyrat e gazetës satirike, “Charlie Hedbo” në Paris, ku ekzekutuan 9 gazetarë dhe 3 punonjës policie. Gjatë sulmit të armatosur ata dëgjoheshin teksa thërrisnin “Ja morëm hakun profetit” dhe “Allahu Ekber”.














