• Latest
  • Trending
  • All

Dajaku në emër të “ligjit”!

08/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 24 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Dajaku në emër të “ligjit”!

08/01/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Agim Muhaxheri

Në vend se të merren me të dyshuarit për krime të luftës që ia behën në Gjakovë për Festën e Krishtlindjes Ortodokse, policia i rrah, i arreston dy aktivistë të “Vetëvendosjes”. Ç’është më e keqja, i rrah edhe në stacionin e Policisë. E dinë, apo s’e dinë se përdorimi i forcës fizike në stacionin e policisë paraqet vepër penale dhe për këtë mund të ndëshkohesh deri në 5 vjet burg. Kush po imiton milicinë?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në emër të ligjit, duke e keqpërdorur ligjin, rrihen qytetarët edhe brenda në stacionin e Policisë. Kështu u ndodhi të martën (6 janar), në Gjakovë, dy aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi.

Këtyre aktivistëve, siç thuhet në komunikatën e LVV-së, u dhanë dajak për shkak se kishin ngritur zërin kundër ardhjes së personave të dyshimtë për krime të luftës, ndër ta edhe të ish-kryetarit të KK të Gjakovës, Gjokica Stanojeviçit, për kremtimin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse. I rrahën në vendin e ngjarjes, por edhe në stacionin policor në Gjakovë.

Jo rastësisht nuk thuhet: Krimineli kthehet në vendin e krimit.

Policia në vend se të merret me të dyshuarit për krime të luftës, merret me ata që janë kundër tyre!

Policia nuk i ka parë të dyshuarit për krime të luftës dhe bënë politikë që t’u hynë në hatër shefave të tyre se po bëjnë punë të madhe në arrestimin e “delikuentëve”. Apo, ndoshta, u  ka fryrë dikush në vesh sipas asaj: “Ndreqini” mirë këta të “Vetëvendosjes”, se po naj prishin politikën… Shihe ti, “po naj prishin politikën”!

Nuk është hera e parë kur Policia jonë i rrah qytetarët e vet edhe në stacionin e Policisë. Kësisoj kanë vepruar edhe me gazetarët dhe personat e tjerë. Dhe ky veprim, sipas tyre, del të jetë në “suazat e normales”.

Ndaj keqbërësve, shkelësve të ligjit, sot e asaj dite nuk janë ndërmarrë masat ligjore. Kjo i bie: Policia nuk e jep njeriun e vet përse e ka rrahur ndokënd brenda stacionit të Policisë. Sikur po vazhdon kënga e vjetër.

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, nuk di se ç’po ngjet me “robt e shpisë”, ndoshta edhe mund të arsyetohet: Unë frik e kam marrë postin e ministrit… Por, kjo nuk i falet drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Magjunit, dhe shefave të tjerë që lejojnë përdorimin e dhunës në stacionin e Policisë.

Edhe në shtetet më demokratike, në SHBA, Francë, Gjermani…, nëse ndokush i kthen dorë policit, atë e bëjnë për kripë e qepë, por në stacionin e Policisë nuk e “prekin” as me gisht të vogël, ngase i frikësohet ligjit. Ka përjashtime, por pastaj me keqbërësit merret gjyqi.

Kur është fjala për naivitetin e Policisë publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij “Zotërinj porotë” e përdor një shprehje frënge: “Bande d’idiots”. Askush s’mund të arsyetohet për mosnjohje të ligjit. Ligji të godet dhe ti i thua vetës: Isha në ëndërr, apo zhgjëndërr.

Detyrë e Policisë s’është të bëjë politikë, t’u hyjë në hatër krerëve të politikës, apo shefave të shefave, por t’i përmbahet ligjit. Ligji është ligj, vepron “erga omnes”, ai duhet zbatuar përpikërisht. Nëse s’e bën këtë, shkel ligjin, të kap paragrafi…

Te ne nuk i frikësohen ligjit, klientët i rrahin aty ku s’duhet!

Për këso “cikërrima” askush deri më tash nuk është ndëshkuar penalisht.

Dikur në kohën e komunizmit, qytetarët i shtinin “në fallak”, milicia u jepte dajak deri sa ta pranonin ndonjë faj që u vishej. I rrihnin edhe xheparoshët, u thoshin: “A vjedh ma…”.

Nëse dikush ka bërë faj me të merret ligji, ligji “e rrah”, por assesi, në asnjë mënyrë nuk përdoret ndaj tij forca fizike në stacionin e Policisë.

Njeriu s’është leckë, paçavure që me të të sillesh si të duash. Dihet kur polici e përdor dhunën ndaj atij që nuk zbaton urdhrat. Por, nëse ai e përdor dhunën në stacionin e Policisë nuk ka kryer detyrën, por ka bërë krim.

Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të sanksionuara jo vetëm me Kushtetutë, por edhe me Kodin Penal të Kosovës (hyri në fuqi në janar të 2013-s). Në kreun XVII të këtij Kodi janë paraparë veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.

Një nga veprat penale është edhe marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit. Në nenin 197 të këtij Kodi thuhet: Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, e përdor forcën apo kanosjen serioze, ose mjete apo mënyra të tjera të ndaluara me qëllim të detyrimit të të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër për të dhënë ndonjë deklaratë, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

E dinë, apo s’e dinë personat zyrtarë të Policisë se përdorimi i forcës fizike ndaj të dyshuarit është rreptësisht e ndaluar dhe një veprim i tillë paraqet vepër penale.

Imitimi i milicisë është një virus i së kaluarës, imazh i keq për shtetin tonë. Policët e rinj s’bën të bien në grackat e kolegëve të tyre, që ia grahin “me të moçmen”. E këta të fundit, që punuan në kohën e komunizmit vështirë e kanë të mbushen mend. U ka mbetur ves t’i rrahin “pacientët” e tyre edhe në stacionin e Policisë. Jo më kot nuk thuhet: Çka piqet, vështirë hiqet.

Andaj, mos imitoni milicinë!

(Autori është analist për çështje juridike)

Previous Post

Masakra e Pukës, Interpoli ekstradon nga Athina njerin nga vëllezërit e dënuar

Next Post

Çfarë faji kanë shqiponjat?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Çfarë faji kanë shqiponjat?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.

Fatal error: Uncaught wfWAFStorageFileException: Unable to save temporary file for atomic writing. in /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php:34 Stack trace: #0 /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php(658): wfWAFStorageFile::atomicFilePutContents() #1 [internal function]: wfWAFStorageFile->saveConfig() #2 {main} thrown in /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php on line 34