Motoçiklisti polak Michal Hernik është ndarë nga jeta për shkaqe që ende të panjohura gjatë fazës së tretë në garën e Dakar 2015. Lajmi u konfirmua nga organizuesit e garës së motoçiklizmit, ku ndër të tjera thanë se trupi i 39 vjeçarit Hernik u gjet 206 km ndërmjet San Juan dhe Chilecito, rreth 1200 km nga Buenos Aires. Në gjetjen e motoçiklistit, përveç kërkimeve në tokë, pati edhe kërkime nga ajri, ku u angazhua një helikopter i organizuesve. Motoçiklisti polak Michal Hernik mori pjesë në garën e zhvilluar në Marok më 2013 dhe në Abu Dhabi vitin e kaluar. Michal Hernik ishte i 84-ti në renditjen e përgjithshme në garën e Dakar 2015.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















