Koncerti tradicional i Vitit të Ri që mbahet në Vjenë dhe që përmes televizionit u pa në ekranet e mbarë botës, promovoi edhe muzikën shqiptare, ku Shkëlzen Doli performoi “Albanian Soul”.
Doli, i cili ka lindur në Elbasan, është anëtar i Filarmonisë së Vjenës që nga viti 2009, ndërsa më parë ishte edhe pjesëtar i orkestrës së Operës së Vjenës.
Mediat serbe kanë raportuar se performanca e shkëlqyer e shqiptarit në Vjenë nuk do të dihej në Serbi sikur këtë gjë mos ta bënte publike kryeministri shqiptar Edi Rama.
Por, se këtë herë mediat në Serbi kanë dhënë dhe një fakt interesant, seperformanca e violinistit shqipatr është duartrokitur dhe pëlqyer mjaft edhe nga Ivica Daçiç.


















