• Latest
  • Trending
  • All

Le ta mbjellim farën e mirë

06/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Le ta mbjellim farën e mirë

06/01/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ndue Ukaj

“Shpirti ynë është plot nostalgji për diçka më të lartë dhe më të ndritur.”- W. Goethe

I.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pesha e fjalës ushtron një pushtet të vazhdueshëm dhe të pamatshëm në shoqëri. Fjala, padyshim, është forca më e madhe e njerëzimit, nëpërmjet së cilës krijohen të gjitha marrëdhëniet tona me botën: të mirat dhe të këqijat. Filozofi M. Hajdegeri thotë se gjuha është shtëpia e qenies. Duke krijuar, shkruar dhe shfaqur mendimet për njeriun, shoqërinë, realitetin dhe të vërtetën, ne krijojmë të vërteta të reja. Fjalët janë veshja jonë, identiteti njerëzor. Andaj kërkohet përgjegjësi- jo çfarëdo përgjegjësi-por e nivelit të lartë, sepse me fjalë mund të përhapim helmin e gjuhës, dhe po ashtu, me fjalë mund të injektojmë shoqërinë me të mirën dhe të dobishmen. Përballë universit me shumë të panjohura, qenia jonë e kërkon kuptimin vetëm me fjalë. Është fjala, kjo vatër ku banon qenia jonë dhe na ndihmon të notojmë nëpër të kaluarën dhe të projektojmë të ardhmen. Po ashtu, e tashmja ku jetojmë, merr kuptim vetëm nëpërmjet fjalës. Paradigma e njohur biblike “në fillim ishte fjala” dhe pastaj vepra, është një formulë magjike, mbi të cilën ngrihet qytetërimi i përgjegjësisë ndaj fjalës.

II.

Pushtetin dhe peshën e fjalës mund ta shpjegojmë edhe nëpërmjet shprehjes popullore: “Çka të mbjellësh, korr.”

Meqë prapa nesh lamë një vit të zymtë dhe para nesh po ashtu është një vit me shumë të panjohura, metafora e të korrave sigurisht mund të na hyjë në punë për të bërë një përsiatje rreth vitit që e lamë pas, dhe më shumë, atij që na pret.

Pa asnjë ekzagjerim, viti që e lamë pas, ishte viti më i rëndë në Kosovën e pasluftës. Mirëpo, përtej këtij konstatimi të klishetizuar shtrohet pyetja tjetër, në fund të tunelit, a mund të ketë shkëndija shprese? Për ma tepër, a mund të presim të korra të tjera në fund të vitit, kur do të bëjmë bilancin tjetër? Kjo sigurisht varet nga ajo çka mbjellim dhe çfarë lejojmë të mbillet para syve tanë dhe në tokën tonë.

Me ngulm, duhet të përpiqemi ta mbjellim farën e mirë, në mënyrë që të llogarisim në të korra të begatshme.

Deri më tani s’kemi treguar ndonjë kujdes ndaj fjalës dhe pushtetit të saj. Kemi lejuar të mbjellim helm, për këtë arsye të korrat i kemi pasur të liga, shpeshherë plot helm.

Është fakt i mirënjohur, shoqëria bëhet nga fjala, e cila, sipas përvojës njerëzore, rezulton të ishte mu në fillim, sepse nga ajo u bë çdo gjë, e pa të s’u bë asgjë.

Vitin që sapo lamë pas, “korrëm” frytet e gjuhës helmuese, që përfshiu furishëm jetën tonë; diskursin publik e politik, epidemia e së cilës u shpërnda rrufeshëm e furishëm në sferat e religjionit, dijes e kudo tjetër.

Vitin e kaluar, qytetarët e Kosovës përjetuan peshën e helmit të gjuhës; përgjatë një kalvari të rëndë politik, pisllëku i të cilit bëri që ata ta prekin zhgënjimin si kurrë më parë. Për pasojë, turma njerëzish ia mësynë Perëndimit, një tokë tjetër të premtuar, duke kërkuar të iknin nga atdheu i tyre i pashpresë, që i kishte katandisur në zhgënjim dhe depresion.

Ky s’ishte ferri dantian, por një ferr në tokën e Kosovës, të topitur e pashpresa, ku kundërmonte pisllëku i një politike pa vizione, pa nder e moral, dhe ku parimet ishin bërë lecka për ta fshirë prapanicën.

Në fakt, panorama është shumë ma e zymtë se ç’mund ta përshkruajë një tekst si ky.

Ishte vit i mbrapsht apo i humbur për Kosovën, tanimë kjo çështje mbetet pjesë e diskursit të së shkuarës. E një gjë është shumë e sigurt: pasojat e këtij viti do t’i mbartim gjatë mbi supet tona të njoma.

Mirëpo, për qytetarët e këtij vendi, më e rëndësishme se e djeshmja, sigurisht është ajo që na pret: e nesërmja.

Ndaj, përpara kemi një vit tjetër dhe mu për këtë arsye duhet ta mbjellim farën e mirë, që të presim të korra të mira; t’i fashitim polarizimet dhe ta gjejmë konsensusin e domosdoshëm për ta qartësuar brenda nesh idenë: çfarë shteti duam të ndërtojmë, dhe mbi çfarë baze e parimesh morale duam ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë? Për këtë, lypset të shikojmë lart, të shtegtojmë në të kaluarën dhe të marrim nektarin e saj; të lartësohemi, siç na porositi vitin e kaluar Papa Françesku gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri. Dhe assesi të përulemi.

Ka shumë mënyra për t’i ndihmuar vendit, por një nga ma të e mirat, sipas meje, është të shtohet kujdesi për fjalën, ngase pesha e saj është e pamatshme. Ndaj, kujdesi ndaj fjalës mundëson reduktimin e helmit të gjuhës dhe krijon antitrupa të nevojshëm për imunitet kombëtar e shtetëror. Kujdesi ndaj fjalës ndihmon formimin e kohezionit shoqëror; kujdesi ndaj fjalës prodhon ligjërimi human, që është forcë drejtpeshuese e një vendi, që ndihmon në fashitjen ekstremeve dhe polarizimeve. Për më tepër, kujdesi ndaj falës, e çarmatosë shoqërinë nga e keqja.

Në këtë sens, maksima e njohur, nga fjalët te veprat, duhet të na shërbejë po ashtu si mësim e pikënisje për një qasje të re; sepse fjala dhe gjuha helmuese sjellin vepra që e helmojnë shoqërinë; sjellin mosbesim, pasiguri, moszhvillim, dhunë dhe mosdurim.

Viti i kaluar u karakterizua nga një gjuhë e pështirë, urryese, helmuese, përjashtuese, të shtrirë në politikë, media, muzikë, në domenin e religjionit, e kudo tjetër. Për pasojë, besimi i qytetarëve për një të ardhme ma të mirë të vendit të tyre u fashit dhe ra në pikën kritike.

Dihet, në këtë amulli, shumë vështirë vijnë në shprehje idetë e shëndosha, (edhe pse ato ndër ne janë shumë të pakta), të tilla që priren nga e mira, drejtësia dhe përparimi. Më së paku dëgjohen intelektualët, sepse në sipërfaqe dalin ata që e mundojnë gurmazin e jo mendjen.

Deri më tani, përballë kësaj dukurie, pra helmit të gjuhës, shoqëria jonë e plogështuar, inteligjencia e molepsur, politika e djallëzuar, mediat e kontrolluara, qëndruan shumë indiferente. Edhe ma keq, me këtë gjuhë, një pjesë e shoqërisë u mësua dhe bashkëjetoi tinëzisht.

III.

Gjuha dhe ligjërimi publik i përdorur vitin e fundit në Kosovë, ka ndikuar që shoqëria jonë të armatoset me helmin e gjuhës, si kurrë më parë.

Tash, nëse e aspirojmë një të ardhme si krejt Europa e qytetëruar, e cila beson në fjalën, duhet ta forcojmë qytetarinë me diskursin human dhe gjuhën e mirëbërsisë. Ai duhet promovohet në shkolla, media dhe kudo tjetër.

Mes një viti të mbrapsht që e lamë dhe një viti të panjohur që na pret, duhet ta hedhim shikim përpara. Kurimi i plagëve është i rëndë, por i mundur. Më shumë se çdo gjë, lypset ta rikthejmë besimin e humbur në njerëzit tanë, në të ardhmen dhe në shtetin tonë.

Qytetarët e Kosovës, pa kompromis, duhet ta luftojnë të keqen, ta mposhtin dhe ta flakin atë. Gjer me tani, e keqja, me vetëdije apo pa të, është mbuluar apo ka banuar mes nesh. Tani është koha për një kamp kundër saj. Vetëm kështu krijohet toka e pëlleshme për të mbjell farën e mirë, prej së cilës mund të priten frute të mira, të korra të begatshme, për çka qytetarët tanë gjakojnë tash e sa kohë.

Faik Konica, shqiptari i iluminuar, në novelën “Dr. Gjilpëra” shkruante: “Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, por me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i djersitur e i lodhur”.

Qytetarët e Kosovës ishin ata që vitin e kaluar sakrifikuan shumë. Ata u grisën, u përgjakën, ndaj duhet ta presin lirinë, që t’i shijojnë frytet e saj në plotëni.

Ata duhet ta imponojnë kristalizimin e një ideje tjetër për vitin që sapo hyjmë: të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, ta forcojmë humanizmin dhe të përpiqemi gjithsecili për të mirën, drejtësinë dhe lirinë, këto postulate të panegociueshme, prej të cilave varen mirëqenia dhe kultura e të mirave të përbashkëta.

Gjuha e urrejtës, përbaltjes- përbuzja ndaj së kaluarës, tallje me heronjtë tanë, përbuzja e historisë kombëtare, në favor të pushtuesve të dikurshëm osmanë, linçimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe, yryshi në lufta absurde nëpër vende tjetra, assesi s’duhet të banojë në Kosovë.

Le ta mbjellim farën e mirë nëpërmjet gjuhës, prej së cilës varet çdo gjë. Këtë nëse s’e bëjmë tash dhe menjëherë, në vjeshtën e ardhshme, kur duhet të korrim, sërish do t’i shohim pamjet e shqiptarëve që ia mësyjnë tokës së premtuar, larg Kosovës.

Previous Post

Edi Rama mundet të jetë “nona”, por kurrsesi gjyshja

Next Post

Jemi në debatin e duhur, por në kuptimin e gabuar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Jemi në debatin e duhur, por në kuptimin e gabuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.