• Latest
  • Trending
  • All

Videoskandali, mjekët e Urgjencës: Ne nuk jemi roje, faji i drejtorisë

06/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 28 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Videoskandali, mjekët e Urgjencës: Ne nuk jemi roje, faji i drejtorisë

06/01/2015
in Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Te-reza” pakkush dëshiron të flasë për videoskandalin e publikuar në rrjetet sociale, ku një paciente e mitur ngacmohej seksualisht nga disa të rinj. Kur i pyet, të gjithë ngrenë supet dhe kërkojnë “të lihen të qetë”. Rojet private janë si gjithmonë para derës, por pavarësisht skandalit, nuk kanë intensifikuar kontrollet: çdokush hyn e del pothuajse lirisht. Më të interesuar duken vizitorët, të cilët, kur dëgjojnë për pyetjen, nisin të komentojnë “rreth këtij skandali të madh”. Megjithatë, disa mjekë vendosin të thyejnë heshtjen; ndihen të lodhur me paragjykimet “se duhej të kishin bërë më tepër në rastin e vajzës së mitur”. Sipas mjekut të Urgjencës së Kardiologjisë, Petrit Vargu, përgjegjësia nuk është e personelit shëndetësor, por e drejtorisë spitalore, që duhet të menaxhojë sigurinë e spitalit. “Ne nuk jemi roje, por mjekë të spitalit. Detyra jonë është të japim shërbimin shëndetësor dhe jo të vëzhgojmë se çfarë ndodh nëpër spital. Kjo është detyrë e drejtorisë së spitalit, e cila duhet të dijë si të menaxhojë sigurinë dhe mbarëvajtjen e dhënies së shërbimit”, – shprehet Vargu për “Gazeta Shqiptare”. Po ashtu, ai e vë theksin te shërbimi i rojeve private, i cili, sipas tij, nuk funksionon siç duhet. “Ka një firmë që ka fituar tenderin dhe merr miliona lekë për të garantuar sigurinë në spital, por rojet e saj nuk bëjnë asnjë gjë. Ata duhet të mbajnë nën kontroll sigurinë e spitalit dhe duhet të ndërhyjnë në raste të këtij lloji, por jo vetëm”, – thotë Vargu. Gjithashtu, ai tregohet mjaft kritik me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu, e cila, sipas mjekut të Urgjencës, duhet të japë dorëheqjen pas këtij skandali. “Unë nuk e kuptoj se me çfarë përgjegjësie drejtoresha doli dhe tha që videoja është realizuar shumë kohë më parë, në një kohë që prokuroria e tha qartë se ajo është filmuar në shkurt të vitit 2014. Në këtë muaj drejtoresha ka qenë në krye të QSUT-së, ndaj ajo u përpoq që t’u shmangej përgjegjësive. Para këtij skandali të madh, unë mendoj se ajo duhet të dorëhiqet, sepse pesha kryesore i takon menaxhimit, që realizohet nga drejtoria. Unë s’dua të bëj akuza të pabaza, por edhe firma e rojeve private, që ka fituar tenderin, duhet të monitorohet nga drejtoria për punën që bën. Dua të shtoj gjithashtu, se qeveria është duke sakrifikuar dhe duke shtuar buxhetin për sektorin shëndetësor, por për shkak të keqmenaxhimit, paratë po shkojnë dëm dhe pacientët nuk po ndjejnë ndryshimin”, – shprehet mjeku i Urgjencës.
Drejtoria
Ndërkaq, të kontaktuar nga “GSH”, përfaqësues të drejtorisë spitalore thanë se do të japin një qëndrim zyrtar rreth videoskandalit, pas përfundimit të verifikimeve që po kryhen nga grupi i posaçëm, i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë. “Jemi në pritje të verifikimeve që po bën grupi i posaçëm i ngritur nga MSH, në përbërje të të cilit ka edhe përfaqësues të QSUT-së. Jemi të hapur dhe kemi bashkëpunuar me organet kompetente. Sapo të kemi një deklaratë zyrtare, do t’jua bëjmë me dije”, u shprehën përfaqësuesit e drejtorisë spitalore.

Previous Post

Administrata, 63 vende të lira në rangje drejtorësh

Next Post

Rrugët e Graçanicës pastrohen nga Serbia

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rrugët e Graçanicës pastrohen nga Serbia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.