Pas deklaratave të liderëve të opozitës se nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale, ka reaguarambasada amerikane dhe ajo britanike.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe në Kosovë, iu bëjnë me dije deputetëve të partive opozitare se miratimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës është thelbësor për reputacionin e ardhshëm ndërkombëtar të Kosovës dhe se duhet të kenë parasysh se ky ligj është prioritet për Kosovën.
SHBA dhe Britania e Madhe kanë theksuar se Kosova nuk ka të ardhme pathemelimin e Gjykatës Speciale.
















