Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Hënë, 5 Janar 2015. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Ja koeficientët, nis skema si do llogariten pensionet”. Tituj të tjerë janë; “Skandal në QSUT, video-seksi në sy të sekserit të funeralit”. “Dritëro Agolli: Politika të japë mesazhe bashkëpunimi”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Mësuesit debitorë të OSHEE, sot pa punë. Urdhri i Ministrisë së Arsimit për drejtorët e shkollave në të gjithë vendin”. “Video-skandali në QSUT, dëshmia e viktimës”. “Presidenti “ngirn” edhe ligjin për Bankën”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Ligji i rim sa fitojnë pensionistët”. Tituj të tjerë janë; “Mungonte kripa në Qafë Thanë- Pogradec, 4 të arrestuar në Korçë”. Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Fondi 3 milionë dollarë, pronat, afati dhe dokumentet për kompensimin financiar”. Tituj të tjerë janë; “Skandali në QSUT, zbardhet dëshmia e vajzës që u ngacmua seksualisht”. “Kuvendi auditon veten, deputetët shpenzuan 200 mmilionë lekë për 202 fluturime jashtë vendit”. “Gardisti dhe gardiania, gjobë biznesmenit 2 shtëpi dhe 60 mijë euro”. “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Formula e pensionit, koeficientët për indeksimin e pagës. Si përllogaritet pensioni i pleqërisë nga 1 janari 2015”. Tituj të tjerë janë; “Video-skandali, pranga studentit të infermierisë, sekser i “funeraleve”. “I plagosuri në Vlorë: Po mos ti bllokohej arma, do ishte masakër”. “Lul Berisha, 8 orë me leje të veçantë, shkon në shtëpi për Vit të Ri”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















