Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimovicështë shprehur se Serbia duhet të ketë guxim të pranojë se Kosovën e kanë njohur shumë vende të botës dhe se edhe Marrëveshja e Brukselit po nënshkruhet duke njohur këtë realitet.
“Mendoj se me marrëveshjen eBrukselit kemi hapur mundësinë që përmes Bashkësisë së komunave serbe në mënyrë të rëndësishme të avancojmë kornizën për qëndrim dhe përparim të serbëve ne veri të Kosovës”, tha Joksimoviç për televizionin publik RTS, transmeton lajmi.net.
Joksimoviç tha se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është obligim edhe për Prishtinën.
Ndërsa, theksoi se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë Kosovën dhe se edhe në Bruksel nuk po këkohet një gjë e tillë.















