Ali Ahmeti ka paralajmëruar se ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe nëMaqedoni, në rast se vendi nuk pranohet në NATO.
Ahmeti tha se Ukraina nuk është edhe aq larg, ndërsa mosmarrëveshjet e atjeshme etnike dhe ideologjike i krahasoi me rrethanat në Maqedoni .
“Anëtarësimi në NATO jo vetëm që prodhon marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe ndër-fqinjësore, dhe në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor, sepse nuk është larg Ukraina, që në çdo kohë duhet ta kujtojmë se ç’ngjarje dhe ç’zhvillime ndodhin në Ukrainë. Të pakëndshme dhe të papëlqyeshme për askënd. Deri më tani rreth 5 mijë njerëz të vrarë”, tha Ahmeti.
Ali Ahmeti për çështjen e stemës tha se ajo e propozuara, e “luanit” duhet të jetë e pranueshme edhe për shqiptarët.
















