Në garën e madhe evropiane të këngës, Eurovision 2015, do të marrin pjesë 39 shtete të Evropës, dy më shumë sesa vitin e kaluar. Edicioni i 60-të i festivalit të këngës evropiane do të mbahet në Vienë të Austrisë.
Qipro, Republika e Cekisë dhe Serbia janë kthyer në garë përsëri. Vitin e kaluar në këtë festival triumfoi këngëtarja Conchita Wurst me këngën e saj “Rise like a phoenix” në Kopenhagen.
Ndërsa, Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen si dhe në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor oraganizohet Festivali i 53 i këngës, ku do të përzgjidhet kënga fituese për të na përfaqësuar në Vjenë.
Fituesi i Festivalit të Këngës Eurovizion 2015 do ta përfaqësojë një prej 39 vendeve të mëposhtme:
Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbaixhani, Bjellorusia, Belgjika, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Maqedonia, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Poloni, Portugalia, Rumania, Rusia, SanMarino, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicëra dhe Anglia.
















