Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Rama se e ka kthyer administratën në një strehë për të inkriminuarit. Deputeti demokrat Ardian Turku tha se sot Edi Rama zhvilloi emisionin televiziv të radhës, në një sfond militantësh gojëkyçur për të të bërë show me administratën publike. “Flet per administratën Rama, pikërisht ai që i vuri kazmën meritokracisë dhe profesionalizmit. I madh dhe i vogël e di se vizioni i vetëm i Kryeministrit për administratën është nënshtrimi dhe kthimi i saj në shoqëri aksionere për të punësuar militantë partiake. Administrata është kthyer në strehë për të inkriminuarit që shpërblehen për devotshmërinë e tyre ndaj dyshes Rama-Meta. Postet kyçe janë zaptuar nga kjo kategori të cilët kanë mandate dhe imunitet politik që ua siguron kryeministri. Nuk bëhet fjalë për administratë profesioniste sepse ata janë zëvëndësuar me kohë me militantë”, u shpreh Turku. Ai shtoi më tej se nuk bëhet fjalë as për mbrojtje ligjore për nëpunësit e administratës sepse ligji nëpërkëmbet dhe rrëzohet sipas dëshirës së dyshes Rama-Meta. Sipas tij arroganca e drejtuesve në administatë të kësaj maxhorance nuk njeh më asnjë kufi ligjor. Turku publikoi një shkresë për largim nga puna, ndërsa tha se pa iu dridhur qerpiku, një drejtues largon punonjësen e vetë, vetëm për arsye politike. Duke mbyllur qëndrimin e tij Turku tha se, “Urdhëroj largimin e menjehershëm të znj Vjollca Molla politikisht nga Drejtoria e Shëndetit Publik”, thotë shkresa zyrtare e firmosur nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Matit. Daljet propagandistike nuk i shërbejnë më kësaj qeverie as për makiazh, sepse ligjin e kanë zëvëndësuar me letra bakalli e ndërsa kodin e Etikës me arrogancë institucionale”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















