Oda Ekonomike e Maqedonisë ka vlerësuar se viti 2015″>2015-të do të jetë një vit tepër i rëndë për biznesin në vend.
“Sinjalet tregojnë se viti2015″>2015 do të jetë i rëndë, por inkurajuese janë të dhënat që tregojnë rritje të prodhimit industrial që jep shpresë se kompanitë do të mund të gjinden”, deklaroi drejtorja ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva.
Sipas saj, në vitin 2015″>2015 do të investohet që ky vit të jetë vit i konkurrencës në Maqedoni.
“Mendoj se jemi në fazën që në pesë vitet e ardhshme të punohet në rritjen e konkurrencës se prodhimeve maqedonase. Kjo do të rrisë nivelin e konkurrencës në ekonomi dhe do të mundësojë rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Georgieva.















