Publicisti Veton Surroi është shprehur se Kosova është pushtuar nga zaptuesit e shtetit.
Surroi tha se këta uzurpues nuk rrahin e vrasin siç bënte Serbia, por ata marrin nën kontroll institucionet e vendit dhe gjejnë hapësira mediatike që iu nënshtrohen.
“Në shtetin e zaptuar është më lehtë të vlerësosh se sa është hapësira që nuk është zaptuar se ajo që është zaptuar”, tha Surroi.
Veton Surroi theksoi se pushtuesit e Kosovës i kanë halë në sy ata persona që nuk duan tiu nënshtrohen.
















