Grupi parlamentar i ‘Nisma për Kosovën’ është shprehur kundër projekt-buxhetit të ri të propozuar në Kuvend.
Jakup Krasniqi nga ky subjekt politik tha se në këtë rast nuk duhet vepruar me nxitim.
“Ky projekt-buxhet që paraqitet ëhstë vetëm për shpenzime. Rreth 71 % e buxhetit parashikohet për institucionet e shtetit dhe ndaj nuk mund të quhet buxhet për qytetarët por për koalicionin e ‘elefantëve'”, tha Krasniqi.
Jakup Krasniqi përmendi si rast të rëndë edhe shpërnguljen e qytetarëve, duke thënë se projekt-buxheti jo vetëm që nuk ul shanset që kosovarët të mos ikin, por thellon akoma më tej këtë problem.
















