Universiteti i Gjilanit dhe ai i Rijekës në Kroaci kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.
Kreu i diplomacisë kosovare tha se prioritet i punës së tij do të jetë shkëmbimi akademik i studentëve, profesorëve dhe shkencëtarëve të Kosovës me ata ndërkombëtarë.
Ja çfarë shkruan Thaçi në Facebook
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit tëGjilanit “Kadri Zeka” dhe atij të Rijekës së Kroacisë, është një e arritur e rëndësishme e arsimit të lartë në Kosovë.
Kjo dëshmon se sa i drejtë ka qenë vendimi për hapjen e universiteteve publike në qendrat më të mëdha të Kosovës.
Një ndër prioritetet e mia do të jetë nxitja e përfshirjes së studentëve, profesorëve e shkencëtarëve kosovarë në shkëmbime dhe bashkëpunime akademike ndërkombëtare.
I gëzohem rritjes dhe zhvillimit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. HTH.
















