Të nderuar lexues Gjeni më poshtë titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave për ditën e sotme, e diel, 21 Dhjetor 2014. Lajm kryesor i gazetave sot ka qenë vrasja e dyfishtë në Shkodër, që raportoi një ditë më parë noa.al duke sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes dhe viktimave. Gazeta “Shqip” belet me titullin kryesor “Vriten dy ‘të fortët’ e Shkodrës”. Gazeta Shqiptare ka si titull kryesor “Hakmarrja, vriten dy vetë në Shkodër, plagoset 20-vjeçari”. E përditshmja “Standard” hapet me lajm kryesor “Ndryshojnë taksat për biznesin e vogël, ja sa do të paguajnë nga viti 2015”. Gazeta “TemA’ publikon një intervistë lidhur me investimin një miliard dollarë që pritet të kryejë TAP në Shqipëri. Ndërsa “Shqiptarja.com”, ka si titull kryesor, “Bojkoti, Kukan zbulon formulën e rikthimit të opozitës”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















