Kroacia është lobues i Kosovës në çdo organizëm ndërkombëtar. Pranimi i Kosovës në KomitetinOlimpik Ndërkombëtar është edhe kontribut i Kroacisë. Kështu është shpehur ambasadori kroatnë Prishtinë Zoran Vodopija në ligjëratën e tij “Politika e jashtme kroate” të mbajtur për studentët e AAB-së, në Prishtinë.
Vodopija foli edhe për raportet Kroaci-Kosovë duke theksuar natyrshmërinë e raporteve kroato-shqiptare e kroato-kosovare duke shtuar se ka qenë autor i mendimit të ekspertëve që i është ofruar qeverisë kroate për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe lobimin që Kroacia ka bërë për pranimin e Kosovës në KomitetinOlimpik Ndërkombëtar dhe pranimin si vëzhguese në Organizatën e Frankofonisë.
Duke folur për lobimin kroat për pranimin në organizmat europiane, diplomati i Zagrebit tha se Kosova duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë: së pari do të pranohet në Këshillin e Evropës, pastaj në OSBE, më pas në NATO dhe në fund në Bashkimin Evropian.
Por sipas tij, të gjitha këto hapa po i ngadalëson eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës, i cili duhet ta shqetësojë më tepër klasën politike dhe mediat e vendit.















