Pas bisedave intensive me përfaqësuesit me te larte te politikes shqiptare, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin e Meta dhe liderin e PD-se Basha, shprehet optimist ne lidhje rikthimin e opozitës ne vendin e saj te punës.
Në një status në Facebook, Fleckenstein shkruan se “Në bisedimet me Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e opozitës, Basha unë u përpoqa të sqaroj termat dhe kushtet që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament. Unë jam shumë optimist që kolegu im Eduard Kukan do mbyllë me sukses bisedimet mes palëve të hënën për t’i dhënë fund krizës. Bashkëpunimi ynë për këtë çështje është i mirë, përcaktohen qëllimin tonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE”, shkruan ai.
















