Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se “nuk e ka dëgjuar kurrë” që njohja e Kosovës është kusht për Serbinë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe as që pret një gjë të tillë.
“Kurrë s’e kemi patur atë kusht. Ata e dinë se, po të ishte ky kushti, kjo do të thoshte për Serbinë se “nuk duam së shpejti t’ju shohim në BE”. Nuk kemi pranuar njëkushtëzim të tillë, ose unë s’e kam dëgjuar atë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CNN.















