Kryeministri Edi Rama deklaron se të gjithë mësuesit do ti nënshtrohen testimit dhe se më të dobëtit do të ikin. Gjatë qëndrimit të tij në Korçë, gjatë një forumi me qytetarët, kreu i qeverisë u shpreh se, “Korça është laboratori i transformimeve në të gjitha aspektet, por përtej infrastrukturës duhet ndryshuar rruga e dijes. Do të investojmë tek sistemi i arsimit që në qelizë. Do ta çlirojmë sistemin nga mësuesit jashtë profilit. Vitin e ardhshëm do ketë testim për të gjithë mësuesit, ata që do dalin dobët do të largohen nga sistemi”. Nga ana e saj Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, u shpreh se arsimi po e kalon emergjencën kombëtare ku ndodhej, ndërsa maturën shtetërore e ka cilësuar si të mirëadministruar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















