Një ditë pas tentativës për të udhëtuar drejt Gjermanisë, i një grupi të madh qytetarësh të cilët ishin mashtruar se mund të përfitonin azil në këtë vend,ministri Tahiri sot ka bërë njëinspektim në Portin e Vlorës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka udhëtuar drejt Vlorës, ndërsa i shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman, ka bërë një inspektim në Portin e Vlorës.
Në takimin që Tahiri ka zhvilluar me autoritetet portuale dhe policia, thanë se kishin sinjale për këtë tentativë dy-tre ditët e fundit dhe ndërhynë për t’i ndaluar.
Tahiri është interesuar edhe për mënyrën e trajtimit të rasteve të dyshuara, që mund të udhëtojnë në zonën Shengen, në mënyrë të parregullt. “Autoritetet shqiptare janë shumë të angazhuara për të hetuar çdo rast trafiku apo tentative, për të mashtruar qytetarët, duke u premtuar azil”, deklaroi Tahiri në një prononcim për mediat.
















