Sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për Zhvillimin e Master Planit tëGazit të Shqipërisë me azerët.Ministri Gjiknuri ka nënvizuar faktin se tashmë Shqipëria do të bëhet përfituese reale e gazit në të ardhmen.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dheministri i Energjisë se Azerbajxhanit, Natig Aliyev, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për Zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë. Gjiknuri në një konferencë për shtyp tha se TAP-i është një projekt me shumë rëndësi për Shqipërinë dhe “kompanitë duhet të jenë aktive”.
“Qëllimi i këtij dokumenti është nisja e bashkëpunimit të masterplanit të gazit, ku vendi ynë është një përfitues real i këtij projekti.
Gjithashtu, kjo nënkupton diversifikim të burimeve të energjisë dhe siguri më e lartë për këtë sektor. Me bashkëpunëtorët tanë azerë, kemi patur prej 1 viti e gjysmë bisedime, jo vetëm për zhvillimin e projektit TAP, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve të tjera ekonomike mes nesh.
Shumë shpejt do të kemi Komitetin e Bashkëpunimeve Ekonomike mes dy vendeve. Qeveria shqiptare do vijojë të suportojë projektin e TAP në mënyrë intensive dhe ka kërkuar edhe investime për kompani shqiptare nga anëtarët e TAP”, deklaroi ministri Gjiknuri.
Nga ana tjetër, ministri azer Natig Aliyev, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin. “Qëllimi ynë nuk është thjesht të sjellim gazin, por ta gazifikojmë të gjithë Shqipërinë.
Kompania kombëtarë e gazit në Azerbaxhan ‘Socar’ po përgatit terrenin për gazifikimin e vendit tuaj, me studimet e terrenit, pas një sërë projektesh të rëndësishme që ka kryer në vende të tjera si Gjeorgjia etj”, tha Aliyev.
















