Kryetari i Partisë Demokristiane dhe deputeti Nard Ndoka thekson se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi duhet të hyjë në Kuvend që të përfaqësojë qytetarët.
Ndoka ka marrë shkas nga një qytetare që i shkruan në statusin e tij Facebook, se opozita duhet të jetë pjesë e
parlamentit për të mbrojtur interesat e qytetareve shqiptarë.
“Kjo është një sms e dërguar nga Teuta, që unë nuk e njoh personalisht, por që me krijon bindjen se grupi
parlamentar i PDse duhet të kthehet në Kuvend, të gjejë gjuhën e përbashkët dhe kemi mundësine ta ndalojmë
qeverinë në egërsinë e vet”, shkruan Ndoka në statusin e tij Facebook.
Ndoka vijon në argumentin që opozita duhet të jetë në Kuvend, duke vijuar postimin e tij, se “ne nuk duhej te
largoheshim nga Kuvendi, se na goditen një koleg.
Ne duhet te jemi në Kuvend që t’i përfaqësojmë dhe t’i mbrojmë me fjalën tonë, por dhe me vendimet tona të gjitha
shtresat që po nëpërkëmben, sipërmarrësit, bizneset e vogla, qytetarët e thjeshte, familjet në nevojë e çdo fenomen
ku shkelen të drejtat ligjore e kushtetuese”.
Edhe më herët, jo vetëm Ndoka por dhe kreu i LZHKsë Dashamir Shehi, dhe deputet të Partisë Demokratike, si
Mesilda Doda, i kane bërë thirrje opozitës që të jetë pjesë e parlamenti në mbrojtje të interesave të qytetareve
shqiptarë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















