Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, është shprehur me nota optimizmi për një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, për rrikthimin nëKuvend. Pas përfundimit të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, raportuesi i ParlamentitEuropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, është shprehuroptimist për zgjidhjen e krizës.
“Patëm bashkëbisedim të mirë me Ramën dhe Metën. Jam optimist për zgjidhjen e krizës dhe që ditët në vijim opozita të jetë në Kuvend. Besoj se opozita do të jetë në seancën e ardhshme në Kuvend”, deklaroi raportuesi i Parlamentit Europian.
Një ditë më parë, Fleckenstein u takua me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
















