Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 19 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Për pensionistët/ Qeveria: Kategoritë që përfitojnë shpërblim”. Tituj të tjere janë; “Ekzekutimet në Selitë, zbulohet konflikti mes Ymerit dhe viktimave për paratë me fajde”. “Reforma në arsim, universitetet, firmoset pakti me universitetet britanike”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Porosia e Arvizut: Arroganca të çon në opozitë. Shqiptarët do të përfitojnë viza amerikane tre vjeçare”. Tituj të tjerë janë; “Blushi: Burgu jo zgjidhje. Rama: Vërejtje jo origjinale, e bën PD”. “Çdo pensionist do marrë 2 mijë lekë. Shpërblimet, kush përfiton”. “Prokuroria, hetim pasurisë së gruas së Vehbi Alimuçaj”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Qeveria zhbllokon lejet, por çon në burg ata që ndërtojnë ilegalisht”. Tituj të tjerë janë; “Blushi debat me Ramën: Po teprohet me fjalën burg”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Lehtësohen vizat e SHBA-ve. Arvizu njofton masat lehtësuese nga DASH”. Tituj të tjerë janë; “Vlorë, qindra shtetas në port për azil në Gjermani”. “Shpërblimet e fundivitit, Qeveria: Ja kush i përfiton”. “Grabitja e vilës në Selitë, akuzë për vrasësin e dy të rinjve”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Arvizu: Qeveria të ngadalësojë pak! Mbështetje për reformat”. Tituj të tjerë janë; “Vrasja në Selitë, hetimet ndërrojnë drejtim, dyshime për vrasje me dashje”. “Rama, Blushit: Po flet si Partia Demokratike”. “Tapitë për tokën bujëqësore, shtohen kriteret”. “Shpërblime për festa, tabela e përfituesve”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















