Kryeministri shqiptar Edi Rama, veç faktit se ka tërhequr investime nga Beogradi, ka takuar edhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Ata përpos nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik të njohjes së licencave të kompanive të dy vendeve, kanë folur edhe për një takim që pritet të zhvillohet në Tiranë.
Këtë herë takimi është mbajtur “më i fshehtë” dhe pak larg mediave në Serbi, të cilat me siguri “do të provokoheshin nga ndodnjë fjalë e Ramës”.
Shtete të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore që nga Polonia, Serbia, e deri te Shqipëria e Greqia në jug po presin 10 miliardë kredi të buta, për të jetësuar projektet qeveritare të partneritetit.















