Arben LABËNISHTI
Propozimi i bere nga Qeveria e Maqedonise per stemen e shtetit, ne kuptimin e pershkrimit dhe interpretimit te figurave simbolike perberese te stemes, si dhe te perfaqesimit nga ato te shtetit multietnik, ka nxitur arsyetime, prononcime, opinjone dhe debate te arsyeshme dhe te paarsyeshme, te njeanshme etnikisht dhe gjithperfshirese, si dhe te pa argumentuara dhe te argumentuara shkencerisht.
Mendoj se do te kishte qene me e arsyeshme, te ishte themeluar nje komision me njohes shqiptar dhe maqedon te heraldikes, dizajnit, historise…te cilet ne perputhshmeri me realitetin multietnik te vendit, do te konceptonin dhe vendosnin simbolet perfaqesuese te shqiptareve dhe te maqedoneve ne stemen e re te shtetit. Me pas propozimi t’i nenshtroheshte debatit publik dhe te kalonte ne fazat e tjera te permiresimit nga komisioni (nese do te ishte argumentuar nje nevoj ndryshimi) dhe ne fund te miratimit te propozimit final.
Stema shteterore, eshte nje nga simbolet e rendesishme e cila e perfaqeson dhe shpreh sovranitetin e shtetit. Ne kete kuptim, propozimi per Stemen e Maqedonise perben nje moment dhe ngjarje historike te rendesishme per shqiptaret dhe maqedonet si dy etnit me te medha te shtetit, e cila duhet te trajtohet me kujdes dhe seriozitet politik dhe shkencor.
Stema si simbol perfaqesues i shtetit, kerkon mes paleve nje kompromis korrekt per elementet perberese te saj. Ne steme duhet te zene vendin e duhur simbolet perfaqesuese te shqiptareve dhe maqedoneve, sepse, stema shteterore detyrymisht duhet te pasqyroje karakterin multietnik te shtetit.
Stema e propozuar ka dy simbole kryesore: luanin dhe keshtjellen. Dua te kujtoj se, trashegimia historike e shqiptareve ka individualitetin e vet kombetar dhe simbolet e shqiptareve mbeshteten ne traditen vendore. Heraldika shqiptare njeh disa stema te fisnikeve, shteteve dhe qyteteve shqiptare, por eshte e padiskutueshme se, simboli me perfaqesues i shqiptareve gjate historis se tyre eshte shqiponja e zeze dykrenare.
Ne kete situate te propozimit te stemes shteterore te Maqedonise, edhe pse nuk jam profesionist i heraldikes dhe nuk pretendoj te jap detaje per stemen, mendoj se ajo ka nevoj per permiersim. Duke u bazuar ne arsyetimet qe kam bere me siper, nje simbol i mirefillt shqiptar patjeter duhet te ze vend ne stemen shteterore.
Per luanin si simbol, lexuam dhe degjuam prononcime te ndryshme. Luani simbolizon fuqin… Eshte e vertete se luani eshte simbol i perdorur ne stemat e disa familjeve fisnike shqiptare si, Topiajve, Muzakajve, Skurajve, etj, po ashtu edhe simbol i stemes te OBRM (VMRO, e cila e perdor edhe ne ditet e sotme), Mbreterise se Dyte Bullgare, etj. Pajtohem me ata qe arsyetojne se luani nuk eshte simbol autokton i popujve te ballkanit, ai eshte i ardhur ne ballkan, i huazuar.
Elementit i dyte i stemes te propozuar, keshtjella, simbolizon nje mjet mbrojtes, simbolizon qendresen…
Mendoj se stema do te perfaqesonte edhe shqiptaret, nese pjese perberese e saj varesisht nga pozicioni ne steme do te ishte nje simbol shqiptar (shqiponja e zeze dykrenare) ose dy simbole shqiptare ( shqiponja dhe nje simbol ilir).
Stema duhet te perfaqesoje shtetin multietnik.
Mardhenjet e mira nderetnike dhe besimi i ndersjellte ne shtetin multietnik kerkon te kene te zbatuar mes tyre kulturen e pranimit dhe respektimit te njeritjetrit.
Artikulli është publikuar në faqen personaler në facebook, të Zëvendësministrit të Mbriojtjes, Arben Labënishti















