Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës nesër nis gjykimikundër liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç, si dhe katër serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte.
EULEX-i ka publikuar në faqen e saj zyrtare datën e nesërme të gjykimit ndaj Ivanoviçit.
Ivanoviç është arrestuar më datë 27 janar dhe ndaj tij rëndon akuza e rëndë e vrasjes të shqiptarëve në vitin 2000.
Lideri lokal serb nga paraburgimi ka thënë se gjykimi kundër tij është i padrejtë, duke aluduar se EULEX-i kërkon ta burgosë atë për të vënë barazpeshë mes krimeve të shqiptarëve dhe të serbëve, meqenëse më 2015-tën do të ngrihet Tribunal.
Përveç Ivanoviqit, katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.















