Sot, Kryeministri Rama viziton sërish Beogradin, për të marrë pjesë në Samitin e Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore. Rama do të ketë takime ditën me homologët e tij të Çekisë, Polonisë dhe Kinës ndërsa të mërkurën, pritet të takoë sërish për të dytën herë brenda pak javëve, Kryeministrin e Serbisë Vuçiç.
Ky samit është përgatitur nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e mbi 7 mijë policëve. Mediat vendase njoftojnë se në pika kyçe janë vendosur edhe snajperë, për të ndaluar çdo person të dyshimtë që do të tentojë të shkaktojë kaos. Masat e sigurisë janë kërkuar më së shumti nga Kina, për shak të grupimeve politike që kundërshtojnë politikat e qeverisë kineze.
Kryeministri Rama ka arritur të hënën në Beograd, ndërsa sot do të ketë takime me zyrtarët e Çekisë, Polonisë e Kinës. Të mërkurën do të ketë një takim me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.















