Deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka bërë sot një propozim mbi Reformën Territoriale në Komisionin e Ligjeve. Tavo kërkon që qendra e Bashkisë Dropull, të bëhet fshati Jorgucat. “Jorgucati do të përfshijë të gjithë Dropullin”, theksoi Tavo.
Por, deputeti Bashkim Fino kërkoi të dijë ‘nëse ky propozim ka faturë financiare’. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që u shpreh se propozimi i Tavos, nuk kushton financiarisht.
















