Të gjithë ata që përdorin mjetepiroteknike festive dhe fishekzjarre në Maqedoni do të përballen me gjoba që variojnë nga 200 deri në 500 euro.
Një paralajmërim i tillë është dhënë nga Ministria e Brendshme.
“Blerja apo aktivizimi i mjeteve piroteknike (të njohura si petarde) në vende publike, rrugë, oborre, hyrje të banesave, paraqet shkelje ligjore që parashohin dënime prej 200 deri 500 euro. Në rast se këto mjete piroteknike shpërndahen dhe shitën në tregje, atëherë kjo paraqet vepër penale, që parasheh dënime me para por edhe burg deri 3 vjet”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Gjithashtu, dënime nga 500 deri në 800 euro do të jepen për prindërit e fëmijëve nën 14-vjeç që lejojnë shpërthimin e mjeteve piroteknike.
















