Kreu i komunës së Lazaratit, mësohet se ka shlyer detyrimet për energjinë e konsumuar si familje dhe jo për biznesin e tij. Ai ka shlyer detyrimet pas akuzave që janë ngritur per kryetarët e komunave.
Një ditë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë deklaroi se kryetarët e komunave kanë krijuar një borxh prej 637 mijë dollarë, kreu i komunës sëLazaratit, Dasho Aliko, është paraqitur në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes.
Zyra e OSHEE në Gjirokastër, ka bërë me dije se ai ka shlyer vetëm 1.3 milionë lekë detyrime, ndërsa ka 147 mijë dollarë borxhe.
Përpos tij, borxhlinj ndaj shtetit janë edhe Gëzim Hoxha, kreu i komunës Vllahinë në Vlorë, Abedin Uruci, komuna Kolsh, Kukës dhe Hysen Gashi, komuna Rrashbull, Durrës.
















