Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se CatherineAshton është propaganduesjamë e madhe e Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Në një intervistë dhënë gazetës serbe “Danas”, Daçiç ka thënë se ka marrëdhënie shumë të mira me ministrat kolegë të vendeve të rajonit.
“Marrëdhënie të mira kam me shumë ministra, e të mos flas për Catherine Ashtone cila sot është propagandistja më e madhe e Serbisë në të gjithë botën”, tha kreu i diplomacisë serbe.
Catherine Ashton ka qenë ‘kuruese’ gjatë gjithë kohës e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur në Bruksel, ku delegacionet e të dyja palëve janë udhëhequr nga kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë.















