Një kuti e mbyllur hekuri e gjetur në ambientet e varrezave të Korçës prej punonjësve ka alarmuar policinë. Fillimisht u tha se kutia mund të përmbante lëndë eskplozive, por pas verifikimit nga blutë e Korçës u pa se kutia përmbante vetëm letra me mbishkrime fetare.
Kutia është pikasur nga roja e varrezave, ndërsa uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet.


















