Në vigjilje të Krishtlindjes, opozita do të rikthehet në Parlament duke i dhënë kështu fund bojkotit rreth gjashtëmujor dhe rrezikut për djegien e mandateve. Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të shkojnë në sallën e seancave plenare të Parlamentit, në seancën e datës 24 dhjetor, e fundit e këtij viti, pasi këto ditë pritet të firmoset marrëveshja PD – PS. Më datën 22 dhjetor në Tiranë mbërrijnë dy negociatorët e Brukselit, Eduard Kukan si përfaqësues i Partive Popullore Europiane dhe Knut Flenkeishtein nga radhët e socialistëve. Ata do t’i ulin palët në tryezën e bisedimeve, pasi qëndrimet e PD dhe PS tashmë janë përafruar shumë. Arritja e një marrëveshjeje u paralajmërua në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama me kreun e Parlamentit Europian Martin Shultz, por edhe pas takimit te liderit te opozitës Luzim Basha me kristiandemokratët e CDU-së. Në këtë mënyrë, ndërkombëtaret ia kanë dalë edhe këtë herë të zgjidhin ngërçin politik në Shqipëri duke ndërhyrë për të pajtuar mazhorancën dhe opozitën. Arritja e marrëveshjes vjen pasi z.Rama duket se ka pranuar kërkesën kryesore të opozitës, atë për dekriminalizimin e Parlamentit. Për të siguruar praninë e opozitës në Parlament, Konferenca e Kryetarëve vendosi këto ditë që të shtyjë për më 24 dhjetor seancën e paraparë për më 18 dhjetor, seancë e cila është e fundit për këtë vit. Bojkoti parlamentar i opozitës erdhi më 24 korrik 2014 kur Genti Strazimiri u godit brenda Parlamentit nga kolegu i tij socialist Arben Ndoka. PD shpalli bojkotin dhe kërkoi që të dekriminalizohet Parlamenti. Kërkesa u bazua në akuzat e PD se në radhët e deputetëve të mazhorancës gjenden deputetë me të kalua kriminale madje edhe të akuzuar dhe dënuar për vrasje në Shqipëri dhe jashtë saj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















