Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Shtunë, 13 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Ish-bosi i VEFA, fajdet, Alimuçaj fshehu 1 milion dollarë në Hungari”. Tituj të tjerë janë; “Meta takon Ramën, LSI kundër PS për dekretin e Nishanit”. “E shoqja vrau foshnjen, ish-burri: Oriola s’e tregoi atësinë”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Pagesa e energjisë, arkëtimet, 23% më shumë se në 2013”. Tituj të tjerë janë; “PD, propozimi për paktin me 5 pika, rrugët e hyrjes në Kuvend”. “Fshehu paratë, Prokuroria çon në gjykatë Vehbi Alimuçajn”. “Artan Didi, SMS vartësve për dosjen “Santo” dhe “Pub-et”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dhjetori i Lulzim Bashës, një stad i ri apo udhëkyrq”. Tituj të tjerë janë; “Berisha: Zgjedhje të parakohshme, skeptik për negociatat e bojkotit”. “Mediu: Ja bisedimet në Bruksel për kthimin e opozitës në Kuvend”. “Ish-bosi i VEFA-s, Alimuça dhe i biri fshehën 975 mijë dollarë në Hungari”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Rama pranon 65 pikat e Bashës, PD-PS, takim për “paqe”. Tituj të tjerë janë, “Rikthehet Vehbi Alimuça, fshehu 1 milion dollarë”. “Xhelal Mziu, si i bleu medaljet për Kamzën”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “PD, gati për zgjedhjet me 61 bashki”. Tituj të tjerë janë; “Alimuçaj në gjyq për paratë e fshehura”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















