Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një vizite të tij në Beograd deklaroi se armiku më i madh i bashkëpunimit mes dy vendeve është burokracia që sipas tij jo rrallë ndodh. Gjatë kësaj vizite ai ka nënvizuar se strukturat janë për të garantuar shërbimin e informacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve, pavarësisht vullnetit politik apo çështjeve të tjera që shkojnë përtej objektivave që ekzistojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe rezultate të qëndrueshme në kohë, në luftë kundër krimit të organizuar. “Mendoj, se në fakt se armiku më i madh i bashkëpunimit është bërë burokracia dhe në fakt jo rrallë ndodh… Gjithsesi Shqipëria ka bërë hapa para në mënyrë sinjifikative në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, çështjes së armëve të zjarrit, aseteve kriminale po ashtu që e konsideroj pjesën më të rëndësishme të luftës kundër krimit. Kemi miratuar një ligj të ri për armët e zjarrit. Jemi duke punuar ngushtësisht me partnerët për bërjen efektive të regjistrit elektronik ose dixhitalizimin regjistrit të armëve të zjarrit”, u shpreh ministri. Ai deklaroi se është miratuar një ligj i ri për eksplozivët ku përcaktohen masat shtrënguese rigoroze për përdorimin e eksplozivit për qëllime civile dhe njëkohësisht marketimin e eksplozivëve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















