Ndërsa 18 dhjetori ishte parashikuar si dita kur Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të vinte në Shqipëri dhe do mbante fjalën e rastit në Kuvend, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. Mësohet se Jahjaga e ka anuluar vizitën, për ta shtyrë për vitin tjetër, ndërsa nuk është caktuar ende një datë e saktë. Anulimi i vizitës është bërë në pajtim me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani dhe argumentohet se shkak për shtyrjen është detyrimi kushtetues që ka kryetarja e shtetit për të mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re. Vizita e saj shihej si mundësi për rikthimin në Kuvend të opozitës, pas muajsh të tëra bojkoti.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















