• Latest
  • Trending
  • All

Parlamenti lindi binjakë!

11/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Parlamenti lindi binjakë!

11/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga: Fadil Lepaja

Gëzuar o popull! Në vigjilje të festave të fundvitit na gëzoi Zoti me binjak.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pas një shtatzënie të mundimshme, Parlamenti lindi binjakë! Dy qeveri. Dy kryeministra! Mos t’ju mashtrojë ajo parashtesa “zëvendës” përpara titullit të kryeministrit të dytë! Ai edhe në parti bashkëjeton me një zëvendës dhe të gjithë pyeten se kush është shefi e kush zëvendësi.

Por, kujt i bën?! “Bashkë është e mundur”, ishte slogani i dikujt në fushatë! E çfarë rëndësie ka se i kujt ishte. Tash është i tyre! E kapën!

Kështu, kujtuam se Parlamenti nën drejtimin e Florës, nuk do të mbijetojë këtë lindje! Kujtuam se foshnje nuk do të ketë, por doli të jetë ndryshe! Kujtuam se mbetëm pa qeveri, kur… u bëmë me dy!
Komunikatat thonë se lindja u bë me prerje cezariane, sepse mjekët ndërkombëtarë kishin shqetësime serioze se kjo lindje mund të përfundonte keq! Ata deklaruan se ishin në rrezik edhe prindërit dhe fëmijët! Edhe Parlamenti edhe qeveritë!

Kështu, legjenda e jonë e moçme për Kalanë e Rozofatit u amendamentua. Gati sa nuk njihet! Nusja që viktimizohej mbeti e njëjta, pra ajo që ishte besnike dhe e dëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve! U korrigjua vetëm ajo pjesa ku flitet për dëshirat e fundit të nënës. Pra, kësaj radhe nëna kishte lindur binjakë dhe për dëshirën e fundit të saj, përpara se të murosej, kërkoi që të ia lënë jashtë jo vetëm njërin gji sikur në versionin e parë të legjendës, por të dy gjinjtë! Kjo sepse ishte e nevojshme të ketë qumshët për të dy binjakët e saj.

Të dy duart i duheshin për të përkundur të dy djepat. Dikush jo pa sarkazëm kishte komentuar se mjaftonte një dorë, ndërkohë që mund t’i linin jashtë edhe njërën kofshë, përkatësisht një këmbë! Si e dini, ndër ne djepi përkundet tradicionalisht me këmbë.

Por, ndërkombëtarët nuk duan padrejtësi! Kofsha edhe mund të pranohej, si shtojcë, se fundja kush nuk i do kofshët qoftë edhe në legjendë. Një kofshë e zbuluar, kjo po që do të ishte seksi, por në këtë legjendë theksi bie te përkundja. Populli duhet vënë në gjumë! Kështu populli po përkundet me komunikata, e sa për binjakët mbet versioni i moçëm! Ai i përkundjes me dorë. Pra, kësaj radhe, pas negociatave gati gjashtëmuajshe u lejua të shtohej edhe një dorë në legjendë. Dora e lanë dorën… dhe bashkë e përkundin popullin!

Pra, dy qeveri, dy kryeministra, dhe dikur do të pyes dikush: e çfarë po bënë Hashimi edhe në këtë legjendë? Qysh arritën ndërkombëtarët me e futë prapë aty? Ndërkombëtarët do të përgjigjen: E çka po ju bënë ai? A nuk po e shihni sa pafajshëm po han përshesh? Pra… mos u merrni me cikërrima! Binjakët do të bëjnë historinë! E bënë tashmë me vet (ri)lindjen e tyre! Ne jetojmë në histori, o njerëz!

Binjakët tashmë po qajnë dhe populli duhet me i përkundë! Sidomos mediet duhet me u këndue ninulla! “Nina nëna po ju përkundi , ju m’u bëfshi mësues katundi”! Kaq ishte maksimumi i dëshirave dikur! Mësues! Me gazetën në xhepin e jashtëm të setrës dhe me kollare! Gjysma e politikanit është kollarja. Ashtu si thënia e famshme për ushtarin: rripi është gjysma e ushtarit.

Por, ky është modeli i politikanit tonë mësues. Prandaj për Ministrinë e Arsimit thuhet të jetë zhvilluar luftë e madhe. Kush ka mësuesit botën ka, do të parafrazohej kënga e njohur! Pra, kush ka mësuesit e ka politikën! Por, kujt i bënë në këtë vigjilje festash?!

Hajde more gëzuar. Mos u merrni me ideologjinë, edhe pse ndoshta ishte dashur! Në fakt kjo ishte pjesa më delikate. Rishkruarja e idesë. Prej idesë se këta dy nuk duhej të linden fare, por të duhej të abortohen, do të duhej bërë e pëlqyer ideja për binjakët. Kjo sa për të neutralizuar efektin traumatizues të deklaratave nga e kaluara, ku njëri nga binjakët, i lindur i pari, pat thënë: kurrë bashkë me ”atë”. As në (ri)lindje!

E kur politikani thotë “kurrë” kjo do të thotë: “ndoshta”!

Por, të kthehemi te deklarata fillestare. Përse ishte e domosdoshme prerja cezariane. A nuk e kuptuat? Duhej të i nxirrnin bashkë. Përpara kamerave! E ata nuk donin! Sidomos i madhi! E çfarë rreziku mund të ketë pasur ? Rrezik nuk kishte por duhej mistifikue! Thjesht për me prodhue thashetheme! Thashethemet janë mekanizmi mbrojtës i këtij populli. Knaquni njerëz! Ishalla rriten e bëhen të hairit, kryeministrat!

E, kryeredaktorja e njërës nga gazetat kryesore në vend, me gjithë gëzimin gjithëpopullor, në profilin e sajë në Facebook, kishte ironizuar për (krye)ministrin e ri të Jashtëm. Pra, ajo ironizonte se Thaçi u zgjodh ministër i Jashtëm edhe pse nuk i di as dy fjalë anglisht! Këtë e shihte si një hendikep të madh për ministrin e ri! Përndryshe, ai pjesën më të madhe të kohës si kryeministër, në mandatin e tij të parë e të dytë edhe ashtu e ka kaluar jashtë shtetit. Kryesisht në Bruksel.

Deshta të përmbahesha e të mos flas, por shqipja mundet me ndejtë pa bukë, por jo pa folë, sidomos pa komentuar në Facebook. E keni parë? Shkruan dikush statusin e ri se ka shkuar në tualet, e tjetri i komenton: mirë ja paske ba! Sa për përkrahje morale.

Por, kësaj radhe postimi kishte të bëjë me Qeverinë, pra ishte serioze! Edhe komenti im ishte, proqeveritar. Në fakt, ministri i Jashtëm, komentova unë, i di dy fjalë anglisht dhe ato janë: “Welcome” dhe “Yes”! Nuk i duhen më shumë! Të tjerat i di Brukseli! Edhe “Olimpi”!

Pra, kaq duhet për një ministër të Jashtëm, të një vendi të vogël dhe… sovran. Pastaj, çfarë nëse nuk di anglisht? Nuk di as shqip, komentuan disa të tjerë! Ani çka?

Si e dini edhe ju, misioni i gjarprit është me ngjallë frikë dhe… respekt! E keni dëgjuar se si e përsëriste duke u kthyer në të gjitha anët e globit: Respekt, respekt, respekt! Se respekti dhe frika e mbajnë strukturën! Edhe me rrëshqitë nëpër politikë pa iu pa këmbët, është pjesë e misionit dhe… zanatit!
Ndërkaq, po mendoja se nuk i kanë mbetur më lëkura për të ndërruar! Isha gabim! Pasi u bë rugovist, (krye)ministri i Jashtëm e shau, përmes sharësve profesionist, Isain, shefin e vet të ri! I tha se ka qenë ministër i Rrahman Morinës! Rrahman Morina ishte ai kryeministri kuisling i njohur për thënien e famshme: “Këtu është përzie një dreq i madh”. Jo more, në këtë përrallë, neve nuk na duhet dreq tjetër. Vetja na mjafton!

Gëzuar o popull: parlamenti ka bërë binjak! ”Nina, nana…”!

Previous Post

AI ISHTE SALI BERISHA

Next Post

Unë jam fajtori!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Unë jam fajtori!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.