Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për dhjetë të pandehurit, të akuzuar si të përfshirë në vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Prokurori Ramadan Troci, gjatë seancës së sotme gjyqësore kërkoi dënimin e Dorian Çollakut me 6 vjet burg, Myzejen Belbës me 6 vjet burg, Liljana Tushës me 6 vjet burg, Bashkim Xhilagës me 6 vjet burg, Lavdim Canit me 6 vjet burg, Fatbardha Gurthit me 5 vjet, Mehdi Markut me 5 vjet burg, Gentjan Jahjan me 5 vjet burg, Bahri Allushit me 5 vjet burg dhe për Dhimitër Davidhin 6 vjet burg. Rreth një muaj më parë 10 nga 15 të akuzuarit për vjedhjen në BSh, mes tyre edhe ish drejtori i Thesarit, Dorian Çollaku kërkuan gjykimin e shkurtuar, kërkesë e cila u pranua nga trupa gjykuese. 10 të pandehurit ndodhen në bankën e të akuzuarve për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga drejtoria e thesarit të BSh. Më 26 dhjetor është vendosur që të mbahet seanca e radhës gjyqësore, ku pritet të shpallet vendimi i gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















