Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Bruksel dhe ka njoftuar se tashmë është nisur drejt Tiranës. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, kryeministri thekson se po kthehet në Tiranë “me ndjesinë pozitive të Shqipërisë që shihet me respekt për reformat e mëdha e rolin e ri në rajon”.
Shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar në samitin “Axhenda BE-Ballkani Perëndimor 2015-2020”, që u organizua nga “Miqtë e Europës” në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama zhvilloi edhe disa takime në Parlamentin Europian.















