65 klandestinë sirianë janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës. Uniformat blu gjatë mbrëmjes së djeshme pas informacioneve të marra se një grup klandestinësh po udhëtonin nëpërmjet fushës së fshatit Arshilengo të komunës Antigone të Gjirokastrës, kanë bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e 65 klandestinëve nga Siria, ndër ta 5 gra dhe 2 fëmijë. Mësohet se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi. Aktualisht vijon puna nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqve të Plaigjshme në policinë e Gjirokastrës për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinet dispononin leje qëndrimi në Greqi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















