Ai nuk njihet shumë nga shqiptarët por piktori JosephCartëright,(1789-1829) është një nga mjeshtrat e piktures boterore i cili ka trajtuar temen shqiptare më së miri edhe pse disa dekada më parë. Anglezi i lindur ne Devon në vitin 1789 dhe pati nje karriere ne Floten Britanike duke sherbyer aty si civil, ishte arketar.Mbas disa viteve ne marine, Joseph Cartëright njihet si piktor dhe i jepet e drejta e ushtrimit te profesionit si piktor i marines Britanike,prane admiralit te flotes mbreterore.
Ne vitet qe ka sherbyer ne Marinën Britanike i bie rasti te qendroje disa vite në Korfuz,menjehere mbasi Ishujt e Jonit kaluan në zotërim britanik në vitin 1815. Cartëright punoi aty për disa vjet si llogaritar i përgjithshëm i administrim-finances se forcave angleze në Korfuz.Kete periudhë qendrimi e shfrytezoi mjaft sepse pati mundesinë që të udhëtojnë në ishujt e Jonit dhe zonat përreth.Joseph Cartëright ka ndejtur në Korfuz deri përafërsisht në fillim të 1821,vit ne te cilin Piktori botoi ne Angli,albumin e tij me piktura,”Pamje te Shtatë Ishujve”…Mbas kthimit ne Mbreterine e Bashkuar ka ekspozuar punimet e veta në Akademinë Mbretërore dhe Shoqates se Artistëve Britanike
Në këtë album të bërë publik nga illyriapress.com, piktori ka trajtuar edhe figurën e Shqiptareve qe kane banuar kudo në ishujt e Jonit në fillim të shekullit të 19-të.
Portretet e shqiptareve qe na ka lene Joseph Cartëright jane madheshtore!Joseph Cartëright duket qarte qe ka qene i magjepsur mbas portreteve teshqiptareve! Ne shumicen e punimeve te tij ato zene vendin qendror ne tablo. Mjeshtri eshte i magjepsur nga larmia e kostumeve te shqiptareve qe i ka sjelle ne shume pasion ne punime! Ka realizuar punime te shqiptareve nga cdo shtrese nga barinjte suliote e deri te Ali Pashai.





















