Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme. Kthjellime më të theksuara do të jenë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, ndërsa zonat malore do të jenë kryesisht me vranësira të cilat në ekstremin verior do të rrezikojnë shira të karakterit lokal. Megjithatë edhe në këto zona herë pas here do të shfaqen intervale të shkurtra kthjellimesh. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë pasdites dhe natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e mëngjesit do të pësojnë sërish rënie por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 1-2 ballë. Europa Rajoni i Balltiku dhe Alpet Europiane do të karakterizohen nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare. Po ashtu edhe një pjesë e Europës Qendrore do të jenë me mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme por me intensitet më të ulët. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të paraqiten Europa veriore, situatë kjo e kushëzuar si pasojë e prezencës së një qendre me presion të ulët atmosferik mbi Norvegji. Për sa i përket Europës Jugperëndimore, juglindore si edhe vendet mesdhetare do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















